“BalkanWeb” ka zbuluar identitetin e policëve të plagosur mbrëmjen e sotme, gjatë përplasjes me protestuesit në KZAz-në e Bushatit, në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se kanë mbetur të plagosur nga hedhja e molotovit dhe zjarri efektivët Lek Doda, vjeç 62, dhe Gëzim Dema, 62 vjeç.

Të dy efektivët ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa një tjetër efektiv ka marrë plagë të lehta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb