TIRANE – Përveç suksesit dhe epitetit si një nga futbollistët më të mirë në shumë vende të botës, Franca i dha edhe epitetin si një seks simbol, që do të mbahet mend gjatë. Lorik Cana është mashkulli i parë shqiptar që pozoi nudo në vitin 2005, ashtu siç e ka lindur nëna, por që imazhet e tij kemi mundur t’i zbulojmë vetëm tani. E kush nuk do dëshironte të shihte një mashkull seksi si ai pa rroba në trup? Sidomos atëherë kur ai ka pozuar, ka qenë shumë më i ri dhe mbi të gjitha beqar. Mbase ky publikim i fotove nudo mund ta ketë ndihmuar Lorikun që ta shijonte më shumë beqarinë e tij në atë kohë kur dhe luante me skuadrën e Marsejës në Francë. Jeta e tij sentimentale deri para se të lidhej me italianen Monica ka pasur batica dhe zbatica. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, përveç suksesit si futbollist, por edhe për sensualitetin e fizikut të tij. Në kohërat e beqarisë ai është përfolur për lidhje me një angleze, pastaj një franceze, romancë me disa femra të njohura shqiptare e në fund u martua me një italiane. Por imazhet që faqja Eviltwincaps.blogspot.com i ka hedhur në qarkullim pak vite më parë, me siguri do të mbeten gjatë në mendjen e femrave, të cilat kanë arritur të shohin kalendarin nudo të futbollistit shqiptar, Lorik Cana, së bashku me Christophe Dominici & Fabrice Fiorèse, të cilët duken aq të lirshëm në realizimin e këtij projekti. Për të gjithë lexuesit sqarojmë se Dieux du Stade është një kalendar profesional, që publikohet prej shumë vitesh në Francë. Aty pozojnë meshkuj të famshëm dhe me pamje të bukur, por që janë sportistë të njohur. Meshkujt aty pozojnë nudo, madje ka edhe foto ku meshkujt pozojnë dyshe apo treshe, në poza shumë të nxehta. Se cilit publik i drejtohet ky kalendar, ju e kuptoni vetë. Por një gjë është e sigurt, po të cilësuan zoti i stadiumit (Dieux du Stade), tregon që fati po të buzëqesh.


(er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)



Etiketa: