Gjatë kërkimeve në një kështjellë të lashtë në lindje të Turqisë, studentët turq kanë zbuluar mbishkrime që datojnë nga një periudhë gati 900 vjet më parë.

Mbishkrimet e lashta, si dhe disa qeramika të vjetra 5.000 vjeçare u zbuluan gjatë gërmimeve të kryera nga një grup arkeologësh.

Gërmimet filluan në korrik në rrethin Ahlat, i njohur gjithashtu si “Kubbetul-Islam”, që gjendet në provincën lindore Bitlis.

Sundimtarët turkmenë Shah-Armen ose Ahlatshah, me vendbanim në bregun veriperëndimor të Llqenit Van sunduan në këtë zonë mes shekujve XI dhe XII.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb