TIRANË

Për kryeministrin Edi Rama ulja trefish e taksave do të lehtësojë ndjeshëm rrugën e rritjes së sipërmarrjes  në vend. Teksa vizitoi një ndërmarrje të veshjeve tradicionale, e cila drejtohej nga një zonjë Rama u shpreh se tashmë  një biznesi i tillë do të marrë frymë  lirshëm.

Shefi i qeverisë u shpreh se kur të lë politikën do të vijojë të  punojë në të tilla ndërmarrje dhe synimi i tij është që të krijojë veshje moderne. Ai dha një tjetër zotim për sipërmarrësen, duke i premtuar një bashkëpunim pasi të largohet nga politika.

“Ulja trefish e taksës, synon që pikërisht këto biznese në këtë fashë, janë biznese me një lloj përmbajtje të sofistikuar dhe do  ndihmojnë shumë për inovacion në ekonomi. Ata mund të marrin frymë më qetë. Më parë nuk kishim mundësi ta bënim uljen, sot e kemi. I thashë shefes, kur unë të lë politikën edhe unë do të merrem me këto punë. Do bashkëpunojmë dhe do të bëjmë veshje moderne”, tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: