Drejtuesja politike e PS në Fier, Belinda Balluku ka zbuluar emrat e kandidatëve të PS në zgjedhjet e 11 majit për këtë qark.

Ajo ka zbuluar se Ceno Klosi, edhe pse i vendosur nën hetim nga SPAK për 4 akuza si “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “mashtrim” dhe “falsifikim të dokumentave”, do të jetë kandidat i PS-së në këtë qark. Ceno Klosi do të kandidojë në listën e hapur të Fierit. Kandidimi i tij për deputet është konsideruar si lëvizje për t’i dhënë imunitet përballë problemeve me drejtësinë.

Lista e Mbyllur Fier:

Belinda Balluku
Erjon Mile
Kiduina Zaka
Petrit Malaj
Ana Nako

Lista e Hapur Fier:

Ceno Klosi

Ramion Kurti
Mariglen Hoxha
Gerta Dhima
Asflorar Haxhiu
Elton Korreshi
Maldrita Bardho
Përparim Arapi
Ilirjan Musko
Zeqine Caushi
Antoneta Dhima
Klevis Jahaj
Dhimitër Kruti
Avdi Snalla
Nustret Avdulla

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb