Jennifer Lopez ka deklaruar se një nga arsyet e ndarjes nga Ben Affleck ishin pikëpamjet dhe dallimet kontradiktore.

Krijuesja e hitit “Jenny From the Block”, i dorëzoi letrat e divorcit në përvjetorin e dytë të ceremonisë së martesës së tyre në Gjeorgjia. Ajo potencoi se data kur ata u ndanë ishte 26 prill.

Lopez deklaroi gjithashtu se nuk dëshironte që as vetes, as Affleck, 52 vjeç, t’i jepej mbështetje bashkëshortore, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Në fillim të kësaj jave, këngëtarja kërkoi që mbiemri Affleck t’i hiqej nga emri i saj në dosjen e divorcit.

Artistja i kërkoi një gjykatësi që t’i ndryshonte emrin e saj ligjor nga Jennifer Lynn Affleck në Jennifer Lynn Lopez; ajo mori mbiemrin e aktorit kur ata u martuan në korrik 2022.

Lopez kishte marrë mbiemrin e aktorit, duke e cilësuar si gjest “romantik” dhe “tradicional”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb