SHBA

Lady Gaga dhe Christian Carino në shkurt të këtij viti i dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare. Të gjithë fansat por edhe mediat rozë filluan të mendonin se arsyeja e ndarjes ishte pikërisht Bradley Cooper.

Gjatë kësaj kohe u përfol se mes këngëtares dhe aktorit kishte më shumë sesa vetëm miqësi dhe se performancat e tyre nuk ishin thjesht aktrim.

Por arsyeja e vërtetë pse Gaga ka marrë vendimin për t`u ndarë nga i fejuari nuk ka të bëjë aspak me Bradley-n, por me karrierën e saj. Sipas Us Weekly personaliteti i Christian Carino-s pengonte procesin krijues të këngëtares.

Lady Gaga nuk mund ta rrezikonte karrierën e saj në atë mënyrë, sidomos për një mashkull”, -është shprehur burimi. Përvec të tjera i fejuari i këngëtares ishte një person mjaft xheloz dhe kishte filluar mos ta trajtonte mirë.

Ai ishte xheloz. Mundohej ta gjente se ku ndodhej ajo gjithë kohën dhe i dërgonte shumë mesazhe. As miqtë e saj nuk e pëlqenin Carino-n.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: