RAVENA- Një laborator i përpunimit dhe paketimit të heroinës është zbuluar në një apartament në Ravena të Italisë, ku u sekuestruan dhe 23 kg drogë. Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka përfunduar Irakli Papa, 37 vjeç, i cili ishte parë duke hyrë dhe dalë shpesh herë në banesën e pabanuar.

Shqiptari u arrestua mbrëmjen e djeshme nga karabinierët, pas tentativës së tij për t’u larguar me shpejtësi me makinë drejt Milano Marittima. Pranë argjinaturës së një hekurudhë, ku shqiptari kishte bërë një ndalesë të shkurtër, u gjetën dy pako me nga 780 gram heroinë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesë u gjetën 2.4 kg heroinë dhe kokainë si dhe 21.5 pluhur narkotest pozitive për heroinën. Mes tyre janë konfiskuar edhe pajisje që shërbeni për prodhimin dhe paketimin e drogës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb