SHBA

Sapo u nda nga Angelina Jolie, çfarë bëri Brad Pitt? Telefonoi ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston. Kjo telefonatë edhe pritej në fakt. Edhe pse Brad pas ndarjes me Aniston u shpreh se martesa e tyre kishte qenë e mërzitshme, sërish aktorja i është përgjigjur telefonatës së tij.

Aktorja e njohur nuk ka nguruar ta dëgjojë Pitt- in dhe brengat e tij, teksa ky i fundit i ka kërkuar ndjesë për komentin e hidhur që lëshoi dikur, fiks pasi u nda nga Aniston- i.

Një burim për “Us Weekly” rrëfeu se Pitt telefonoi Aniston- in dhe i tregoi se po përballej me vështirësi dhe një stres të jashtëzakonshëm pas ndarjes.

I njëjti burim tha madje se dyshja gjeti terren pse jo, për një bashkim të mundshëm, foli rreth së shkuarës por në fund palët ranë dakord për të mbetur veçse miq.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb