Anaid Kaloti, fituesi i Big Brother 6, dhe moderatorja e njohur, Sara Kolami janë çifti i ri në showbiz-in shqiptar. Ish-banori i Big Brother është përfolur për lidhjet e tij të dashurisë me vajzat e njohura të ekranit, por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë Anaidi.

Burime të sigurta për Class thonë se Anaidi dhe Sara janë parë bashkë sonte në Tiranë, në barin që Anaidi menaxhon prej disa kohësh, në një zonë mjaft të frekuentuar në kryeqytet.
70181-640-0-5a424b60109da
Çifti kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit, madje edhe të përqafuar pa shqetësimin më të vogël për sytë kureshtarë.

Nuk dihet sesa kohë kanë të lidhur, por me siguri, lidhja e tyre do të përgëzohet nga të gjithë dashamirësit.
70179-640-0-5a424b60077bd
70184-640-0-5a424b60124a2

70183-640-0-5a424b6011d00
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb