BRITANI E MADHE

Që prej martesës me princ Harry-in, Meghan Markle është në qendër të vëmendjes, por pas lajmit të shtatzënë ajo komentohet akoma më shumë. Edhe pse nuk dihet ende gjinia e fëmijës që do të vijë në jetë mediat shkruajnë për dadon e tij.

Pjesëtari i ri që pritet t`i shtohet familjes mbretërore është qendra e vëmendjes për momentin dhe për të gjithë ata që duan të dinë më shumë detaje për vogëlushin/en, na lejoni t`ju themi që kemi informacione të reja. Harry dhe Meghan nuk do të ndjekin hapat e Kate dhe William, pasi nuk kanë në plan të punësojnë një dado të kualifikuar për vogëlushin.

Sipas raportueses së familjes mbretërore për Vanity Fair, çifti mbretëror nuk kanë në plan të punësojnë një dado, të paktën jo për momentin, por do të mbështeten te ndihma e nënës së Meghan, Doria Ragland.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb