Burime nga kryeministria greke zbulojnë datën e zgjedhjeve parlamentare, para shpalljes zyrtare.

Gazetarja Ira Londo bën me dije për “BalkanWeb” se Greqia do t’i drejtohet sërish kutive të votimit, jo në qershor, por më 7 korrik.

Një vendim i tillë, sipas të njetave burime u mor pas diskutimeve të shumta të kryeministrit Cipras me ministra të kabinetit dhe kryesinë e partisë qeveritare SYRIZA, ditën e sotme.

E veçanta e këtyre zgjedhjeve është pjesëmarrja e shumë shtetasve shqiptarë jo vetëm si votues, por edhe si kandidatë.

Vetë Cipras ka pranuar pak para mesnatës së të dielës rezultatin e zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe ka deklaruar se në fund të javës tjetër do të shkojë te presidenti i vendit për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nuk do ta braktis betejën, nuk do të largohem apo të jap dorëheqjen nga lufta për barazi, solidaritet dhe drejtësi sociale. Menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale do t’i kërkoj Presidentit të Republikës shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve kombëtare”, tha Cipras.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb