Një foto e publikuar në internet gjatë këtij viti, tregon se Adolf Hitleri nuk ka vdekur në bunker, ashtu siç ishte thënë deri më tani, por është arratisur drejt Brazilit, ku ka jetuar deri në moshën 95-vjeçare. Në një artikull të publikuar nga britanikja “Express.Co. Uk”, shfaqen disa foto dhe dokumente të papublikuara më parë.


Në artikull thuhet se Hitleri u vendos në qytet të vogël të Brazilit, në Mato Grosso, dhe supozohet se ka përdorur emrin Adolf Leipzig.


Në foton e publikuar nga “Express.Co. Uk”, thuhet se burri që shfaqet aty, është Hitleri, dy vite para se të ndahej nga jeta, në vitin 1984. Aty Hitleri shfaqet në krah të së dashurës së tij me ngjyrë, Cutinga.


Në librin e Simoni Renee Guerreiro Dias “Hitleri në Brazil- Jeta dhe vdekja e tij”, thuhet se Hitleri përdorte të dashurën e tij për të fshehur identitetin e tij të vërtetë, si një “i fiksuar” pas racës ariane.

Simoni, një çifute Brazilian, refuzon të pranojë se Hitleri qëlloi veten në bunkerin e tij në Berlin në prill 30 1945. Madje, thotë se fillimisht ka menduar se kjo ishte një shaka, por tani është e bindur se kjo është e vërtetë.

“Nuk është rastësi, prania e Hitlerit këtu. Kjo mund të lidhet me faktin se pranë shtëpisë ku ai jetonte, flitej për një thesar jezuit, të groposur në një shpellë. Jo rastësisht ai ka zgjedhur edhe mbiemrin Leipzig, i cili ishte vendlindja e kompozitorit të preferuar të Hitlerit, Bach”.

Dhjetëra mijëra nazistë u arratisën pas luftës, duke përfshirë dy emrat më famëkeq Adolf Eichmann dhe Josef Mengele.
Teoricienët e konspiracionit kanë argumentuar prej kohësh se Hitleri u arratis nga Gjermania dhe u strehua në Amerikën e Jugut, pas shokëve të nazistë Adolf Eichmann dhe Josef Mengele. Por kjo teori u pasur me debate të mëdha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: