Sikundër raporton “Mundo Deportivo”, Matijs De Ligt, ka zgjedhur kalimin te Juventusi duke an anashkaluar opsionin Barcelonë pas një qëndrimi në të njëjtin hotel me mbrojtësin dhe kapitenin e katalanasve, Xherard Pike.


Sipas gazetës sportive spanjolle, nuk bëhet fjalë për një rastësi. Mes dy lojtarëve kishte pasur një tjetër takim, i cili nuk ka qenë aspak miqësor dhe mbrojtësi holandez më pas vendosi të refuzojë kalimin me fanellën bralugrana duke zgjedhur të transferohet në Torino për kampionët e Juventusit. Pra mesa duket, nuk paska qenë thjesht çështje parash…


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb