Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes rubrikës “Diploarkiva” ka publikuar një material, i cili tregon se Shqipëria kur ishte  përballë një nevoje të ngutshme ekonomike, saktësisht në vitet 1990, kërkoi bashkëpunim me Tregun e Përbashkët Evropian.

Në gjysmë e dytë të viteve 80-të udhëheqja e kohës në Shqipëri, në nevojë të madhe për gjetjen e burimeve të reja për ekonominë e vendit, filloi një “çarje” të vetëizolimit të saj. Në kuadër të përpjekjeve për të vendosur marrëdhënie diplomatike me një sërë shtetesh e organizatash, bënte pjesë edhe nevoja e Shqipërisë për të njohur Tregun e Përbashkët Evropian dhe për t’i drejtuar këtij grupimi kërkesë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë komuniste.

Por kjo nuk ishte e lehtë, pasi në këtë periudhë anëtarët e Komunitetit Ekonomik Europian kishin nënshkruar Aktin Unik Europian, dokument që krijonte tregun unik të brendshëm komunitar. Në këto kushte funksionarë të disa vendeve perëndimor refuzonin të hynin në bisedime me autoritetet shqiptare pa marrë udhëzime nga Brukseli.

Kjo për faktin se këto vende disa të drejta sovrane në fushën ekonomike ia kishin dorëzuar atij dhe nuk ishin në gjendje të nënshkruanin vetë disa lloj marrëveshjesh ekonomike me Shqipërinë. Atëherë, qeveria shqiptare nisi përpjekjet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me KEE dhe në maj 1990, ministri i Jashtëm shqiptar i drejtoi një letër Kryetarit të Komisionit të Bashkësisë Evropiane. Sfida e radhës tashmë ishte lobimi diplomatik për mbështetjen e kësaj kërkese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb