Shqiperia i ka kërkuar ndihmë NATO-s më konkretisht Qendrës Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive e NATO (EADRCC)përmes një shkrese që mban datën 27 mars 2020.
Kerkesa permban listen e plote per për pajisje mjekësore nga maskat e deri tek ventilatorët.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetësor, stafit në vijën e parë dhe qytetarëve, iu kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë t’i japin ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përgjigjen ndaj pandemisë globale”, thuhet në dokumentin e siguruar nga BalkanWeb.

  • foto galeri

Ne dokument shkruhet gjithashtu se kapacitetet e vendit konsistojne ne 2 spitale te dedikuar Covid per te trajtuar pacientet e prekur nga virusi dhe 480 shtreter. Dokumenti i dates 27 mars permend edhe faktin se pritet shtim i rasteve me COVID 19 ne javet ne vijim.

Kjo kërkesë e paklasifikuar është duke u shqyrtuar nuk dihet nese do të ketë një përgjigje për shtetin shqiptar nga NATO edhe pse kane kaluar 12 dite nga dergimi i kerkeses

Lista e pajisjeve të kërkuara per bluzat e bardha dhe spitalet përfshin:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

200 mijë veshje mbrojtëse për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë me shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet

Më herët edhe vende te tjera anetare te NATO-s kanë kërkuar ndihmën e aleances për të përballuar pandeminë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: