KOSOVE

Kriminelët kibernetikë po përdorin gjithnjë e më shumë metoda të sofistikuara që të vjedhin fjalëkalimet e përdoruesve në mënyrë që t’u marrin informacione. E megjithatë, miliona njerëz nuk sensibilizohen lidhur sigurisë së tyre për të përforcuar fjalëkalimet e tyre, përfshirë këtu edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në Kosovë raportohet që të paktën 23,2 milionë njerëz përdorin akoma fjalëkalimin “123456”. Thjesht duke e prekur atë fjalë, u është lejuar mashtruesve që të marrin 3,6 milionë llogari të ndryshme në mbarë botën. Po kështu 3.8 milionë të tjerë e kanë “qwerty”, nga gjashtë shkronjat ngjitur në rreshtin e tretë të tastierës. Së fundi është zbuluar se Presidenti i Kosovës përdor si pasword pikërisht këto 6 shkronjat në tastierë.

Këshilla që jepet rëndom është përdorimi i i tri fjalëve të ndryshme si password në mënyrë që informacioni të mbahet i sigurt.
Fjalëkalimet e tjera të zakonshme përfshijnë emra të njohur futbollistësh, muzikantësh e figurash tjera publike. 280 mijë vetë e kanë fjalëkalimin “liverpool”, 216 mijë e 677 e kanë “chelsea”, ndërsa 179 mijë e 95 e kanë “arsenal”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb