BRIANI E MADHE

Pas shumë spekulimeve dhe komenteve në internet, Meghan Markle dhe princi Harry raportohet se i kanë treguar miqve të tyre gjininë e bebit që mesa duket është djalë.

Spekulimet për gjininë e bebit nëse do të ishte djalë apo vajzë kanë nisur që ditën kur Meghan dhe Harry konfirmuan shtatzëninë e dukeshës, pasi princi u shpreh se do të donte të ishte vajzë. Kjo deaklaratë e tij erdhi si “konfirmim” për disa fansa të zjarrtë të familjes mbretërore.

Mirëpo, në baby shower-n e organizuar në New York, një nga mikesha e Meghan, Abigail Spencer u fotografua me dy dhurata të mbështjella me ngjyrë blu. Pra sipas Cosmopolitan, fëmija i parë i Meghan dhe Harry-t është djalë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb