TIRANE – “ABC News” zbuloi identitetin e vajzës shqiptare të vrarë në Amsterdam në vitin 1997. Kufoma i përket Zyra Hidës, 30-vjeçare kur është ekzekutuar, dikur banuese në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Nëna e tre djemve ka një histori shumë të dhimbshme. Sipas së motrës, Xhuljeta Hida, ajo është martuar që kur ishte 14 vjeçe në fshatin Muriqan të Cërrikut. Por gjërat nuk kanë shkuar mirë. Mes çiftit ka pasur grindje të vazhdueshme e për pasojë ka ardhur edhe divorci. Më pas janë ribashkuar sërish dhe kanë qëndruar tek shtëpia e motrës së burrit në një lagje periferike të Elbasanit. Këtu e ndjera është përballur me një realitet akoma më të hidhur.

(Është rrahur, është keqtrajtuar, është përbuzur nga bashkëshorti dhe njerëzit e tjerë të tij. Ka bashkëjetuar njëkohësisht me gruan e dytë të bashkëshortit. Ka ndarë një krevat më të)
Në familje, Zyrane nuk e pranuan. Për këtë arsye ajo u rikthye sërish tek bashkëshorti, ku dhe nisen planet për t’u trafikuar në Itali. 30-vjeçarja është shitur për 1 milion lekë të vjetra. Në nëntor të vitit 1996 ka hyrë në kontakt me Xhuljetën ku e ka njoftuar se ndodhej në Romë nën kujdesin e një personi me emrin Titi. Për vit të ri ka sjellë edhe 600 mijë lekë të vjetra me premtimin se do të sillte sërish të tjera. Kontakti i fundit me motrën ka qenë në mars të vitit 1997. Më pas nuk kanë pasur asnjë njoftim.

Xhuljeta Hida tregon se në atë kohë ka kryer kallëzim penal për zhdukjen e së motrës. Por nuk morën asnjë lajm për fatin e saj. Denoncimet nuk vazhduan gjatë, për shkak se trafikantët mund të hakmerreshin ndaj familjes dhe fëmijëve të saj. Xhuljeta Hida fajëson nënën dhe një nga vëllezërit e saj në këtë histori. Ajo pohon se nuk do t’i falë kurrë gjatë gjithë jetës, pasi mendon se ata ishin shkaktarët që Zyraja u largua.

Familja kërkon nga shteti që të ndihmojë në ardhjen e eshtrave për të kryer varrimin në Elbasan.
Rasti i kësaj shtetaseje u publikua, pasi disa gazetarë të një program televiziv holandez kërkuan ndihmë për identifikimin e saj në mediat shqiptare.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb