TIRANE

Luana Vjollca nuk ka ndërmend të ndahet nga muzika. Edhe pse shpesh e kritikojnë, Luana vazhdon rrugën e saj, duke sjellë këngë të reja. Disa ditë më parë, Luana Vjollca lajmëroi ndjekësit e saj me një foto se së shpejti do të sillte një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim, të cilin moderatorja shqiptare kishte vendosur ta mbante sekret dhe për pak kohë, megjithatë pas lajmeve që qarkulluan nëpër portale ditën e sotme, ajo vendosi të zbulonte akoma më shumë detaje.

Untitled 1
Untitled 1

Mirëpo ditën e djeshme Luana përmes një postimi në Instagram tregoi se bashkëpunimin e radhës do e sjellë me këngëtarin Ramadan Krasniqin! Nesër do të keni mundësinë ta dëgjoni këngën e re të Luanës dhe Danit, titulluar “Sonte”! Sigurisht nuk kanë munguar komente të shumëtë të fansave të saj ende pa u publikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb