Në një hetim gjyqësor në vazhdim, 6 shqiptarë janë arrestuar nga policia belge. Dosja ka të bëjë me një organizatë që thuhet se merret me importin dhe tregtimin e lëndëve narkotike përmes portit të Antwerpen.
Hetimi nisi në vitin 2023, kur policia mori informacione për një grup shqiptarësh që do të importonin kokainë nga një ndërtesë në Somersstraat në Antëerp nëpërmjet portit të Antwerpen.
Gjatë hetimit të gjerë nga Policia Gjyqësore Federale (FGP) Antëerp, dolën elemente se në godinën në fjalë ishte aktive një lavanderi kokaine, ku edhe kokaina do të rishtypej dhe paketohej. Nga atje, kokaina do të tregtohej më tej në të gjithë Evropën.
Zëdhënësi i prokurorisë publike të Antwerpen, Kristof Aerts: “Me udhëzimin e gjyqtarit hetues, janë kryer 5 kontrolle në Antëerp, Berchem dhe Borgerhout. Gjatë kontrollit në Somersstraat, pranë Stacionit Qendror, u gjetën kimikate, një presë, logo dhe material paketimi. Gjashtë burra të moshave 22 deri në 57 vjeç u sollën para gjykatësit hetues pas marrjes në pyetje. Të gjashtë u arrestuan dhe u dërguan në burg.”
Të dyshuarit do të dalin para gjykatës të martën. Ndërkohë vijon hetimi gjyqësor.
(Balkanweb)