TIRANE- Janë 18 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” të vënë në zbatim falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes Shqipërisë, Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore përgjatë një viti.

Këta persona të drejtuar nga i ashtuquajturi “Met Kanani” vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Policia kishte dyshime të forta se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Nga të dhënat e policisë shqiptare, vetëm në Greqi, Turqi, Itali e Shqipëri këtij grupi i janë sekuestruar më shumë se 6 ton kanabis.

Arrestimet në Greqi- Ermal Berxhi, 32 vjeç , Astrit Gërbi, 56 vjeç , Daniel Luka, 31 vjeç , Luljeta Berxhi, 51 vjeçe-

Droga e sekuestruar- – 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘

Arrestimet në Greqi- 13 të tjerë

Sasia e drogës së sekuestruar: -1,6 ton kanabis, 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, – 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘

Arrestimet në Fier– 5 persona
Droga e sekuestruar- 70 kg lëndë narkotike
Arrestimet në Vlorë– Renato Agalliu
Droga e sekuestruar- 77 kg kanabis
Arrestimet në Turqi- 11 shqiptarë
Droga e sekuestruar – 1.1 ton kanabis

Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal shtetasi Met KANANI.

Gjatë vitit 2017 në 2 operacione të ndryshme në Turqi, u janë sekuestruar edhe 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit kanabis dhe janë arrestuar 7 shtetas turq dhe 4 shqiptarë, si dhe 2 shqiptarë të shpallur në kërkim.

Në Itali u janë sekuestruar 2.1 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Këtij grupi më datë 20 prill 2018, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe është arrestuar një shtetas si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Gjate ekzekutimit të vendimit të gjykatës për arrestimin e personave të mësipërm, nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Në banesën e shtetasit Tahir Saraçi, i cili u arrestua në flagrancë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 851 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ky hetim proaktiv prej muajsh është ndjekur nga Njësia e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: