Individualizohet një prej arsyeve që mund të fusë qelizat na kaosin e tumorit, është një gabim në një mekanizëm kyç për riparimin e ADN-së që, i vetëm, fillon një seri ngjarjesh katastrofike, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature Communications”, të bërë nga një kërkim i koordinuar nga Aurelie Ernst, i Qendrës Gjermane për Kërkimin mbi Kancerin (DKFZ).

Zbulimi i këtij mekanizmi është hapi i parë për të prodhuar ilaçe në gjendje për të luftuar tumorin.

“Kaosi i shkaktuar nga defektet e riparimit të ADN-së është i frikshëm”, thotë Ernst.

“Megjithatë, mund ta luftojmë duke shënjestruar qelizat tumoriale që fshehin defekte të tilla, duke përdorur ilaçe në gjendje për të bllokuar mekanizmin e riparimit të ADN-së së këtyre qelizave”, shtoi ai.

Situata kaotike që shkaktohet nga gabimi i zbuluar nga shkencëtarët gjermanë ka qenë deri tani në nivelin 20-30% në tumore agresivë.

Ky fenomen quhet kromotripsi dhe shkakton me një goditje të vetme qindra ndryshime, sepse kromozomet këputen në shumë pika dhe ribashkohen në mënyrë të gabuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb