Takimi historik i dy liderëve të Koreve ka qenë në fokus të mediave botërore, si një moment i pavdekshëm në marrëdhëniet mes dy vende që nga dita e sotme i japin fund luftës me njëra-tjetrën. Por jo vetëm marrëveshja zyrtare edhe momentet e veçanta mes dy liderëve koreanë kanë marrë vëmendjen e mediave.

Një prej këtyre ishte dhe menyja e ushqimit në darkën zyrtare të samitit mes dy liderëve Moon Jae-in dhe Kim Jong-un. Darka ishte kuruar me kujdes për të arritur “ekuilibrin e duhur”, shkruan afp.

Pothuajse çdo pjatë, 7 në total, ishte e përgatitur me përbërës nga Veriu dhe Jugu, dhe ishte i pasur me simbole, raporton “BalkanWeb”.

1- Patate zvicerane, të njohur si rosti, në stilin korean në nder të studimeve që ka kryer Kim i ri në Zvicër.

ushqimi Kim 1

2- Sallata e ftohtë e oktapodit nga Tongyeong, qyteti i kompozitorit Yoon Yi-sang, midis figurave të shquara të aktivistëve demokratë gjatë diktaturës në Korenë e Jugut.

ushqimi Kim 2

3- “Pyeonsu”-t, raviolit e shijshëm të mbushur me peshk dhe kastravec deti janë tipike të Gageodo, qyteti i ish-presidentit dhe fituesi i Çmimit “Nobel” të Paqes Kim Dae-jung, babai i “politikës së diellit” me Veriun i cili udhëhoqi organizimin e samitit të parë ndërmjet Koreve në vitin 2000 në Phenian me “udhëheqësin e dashur” Kim Jong-il.

ushqimi kim 3

4- Kocë e kuqe (tipike e të dy Koreve) dhe mustak i zier (që hahet gjatë festave). Pjata dëshiron të nënvizojë ngjashmëritë midis dy Koreve.

ushqimi Kim 4

5- Një tjetër pjatë me bazë peshku me rosto dalgogi, tipike të Busanit, qytetit ku Moon kaloi fëmijërinë e tij.

ushqimi 5 kim

6- Bibimbap, i bërë me oriz, perime dhe vezë, të shërbyer në një gotë të nxehtë apo gotë metalike, ka përbërës nga fshati Bongha ku lindi ish-presidenti Roh Moo-hyun, promotor i samitit të dytë të Phenianit në 2007 me Kim Jong-il.

Ushqimi kim 6

7- Mish i pjekur në zgarë vjen nga ferma e Seosanit, e lidhur me themeluesin e konglomeratit Hyundai, një nga nxitësit e shkrirjes midis dy Koreve.

ushqimi Kim 7

Ushqimi është shoqëruar nga një verë e prodhuar nga Azalea, tipike të Koresë së Jugut dhe “Munbaeju”, liker popullor si në veri dhe në jug të paralelit të 38-të.

vera

Pastaj vjen “Matsutake”, çaj me kërpudha nga malet Baekdudaegan në Korenë e Veriut, i shoqëruar nga ëmbëlsirat dekopon, një agrum i përgatitur në Jeju Island në Korenë e Jugut.

caj per kim

E mbyll menynë një ëmbëlsirë krem me mango (simbol i energjisë së pranverës), i zbukuruar me një hartë të Gadishullit Korean që përfshin ishullin Takeshima të kontestuar, të kontrolluar nga Seuli por të pretenduar nga Japonia.

embelsira

embelsira 2 kim

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb