TIRANE – Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka lënë mbresat e tij për këtë vizitë në librin e përshtypjeve që ndodhet në bibliotekën e kryeministrisë.  Sekretarit Kerry vlerëson pritjen që iu bë sot në Tiranë si dhe faktin që Shqipëria është një mike e shkëlqyer e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur. Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë. Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO-s. Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer. Përshëndetjet më të përzemërta. John Kerry”- shkruan sekretari amerikan.
(BalkanWeb)



Etiketa: