Në hetimet që po zhvillohen për plagosjen e inxhinierit të ERE-s, Lorenc Kosta, nga efektivi Erjon Goxhara, është zbuluar personi të cilit efektivi i policisë kufitare i ka dërguar videon e Kostës pas plagosjes te Komuna e Parisit.

Sipas dosjes së siguruar nga BalkanWeb,Goxhara, ka dërguar videon e Kostës të mbuluar në gjak përmes aplikacionit WhatsApp te kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, Marsel Seferi.

Nga dëshmia e këtij të fundit, është zbuluar se në orën 14:34, Goxhara ka dërguar një video në WhatsApp ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i mbuluar në gjak.

Në orën 15:00, Seferi, i cili është efektiv i forcave operacionale ka dërguar një mesazh, duke shprehur konfuzion dhe duke kërkuar sqarime: “Ca është kjo se spo e kuptoj?”

Pjesë e hetimeve është shqyrtimi i telefonit të Marsel Seferit, ku videoja e dërguar nga Goxhara është ruajtur në një CD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb