Asteroidi i madh që goditi Tokën dhe shkaktoi zhdukjen e dinozaurëve 66 milionë vjet më parë “nuk ishte i vetëm”, ka konfirmuar studiuesit.

BBC-ja ka shkruar se një shkëmb i dytë hapësinor, më i vogël se i pari, ishte përplasur në brigjet e Afrikës Perëndimore duke krijuar një krater të madhe gjatë epokës së njëjtë.

Shkencëtarët nga Universiteti Heriot-Watt kanë thënë se supozohet se ka qenë “ngjarje katastrofike”, duke shkaktuar cunami rreth 800 metra të lartë përtej Oqeanit Atlantik.

Studiuesi Uisdean Nicholson ka thënë se në vitin 2022 për herë të parë u zbulua krateri Nadir, e tash ai tha se është konfirmuar që asteroidi masiv u përplas në shtratin e detit.

Ata s’mund ta saktësojnë plotësisht ngjarjen, por kjo u tha se shtyri “mbretërimin e dinozaurëve” dhe asteroidi i dytë që ra u përplas dhe krijoi një top zjarri.

“Imagjinoni që asteroidi po godiste qytetin Glasgow (në Skoci) dhe ju jen në Edinburg (Britani e Madhe), rreth 50 kilometra larg. Topi i zjarrtë do të ishte rreth 24 herë më i madh se dielli – mjaftueshëm për t’iu vënë flakën pemëve dhe bimëve në Edinburg”, ka thënë studiuesi Nicholson.

Asteroidi që krijoi kraterin Nadir ishte rreth 500 metra i gjerë dhe shkencëtarët mendojnë se goditi Tokën me rreth 72.000 kilometra për orë. Asteroidi Nadir ishte i madhësisë se asteroidit Bennu, që aktualisht konsiderohet objekti më i rrezikshëm që rrotullohet pranë Tokës.

Sipas NASA-s, 24 shtatori i vitit 2182 është data e mundshme që Bennu të godasë Tokën, ndonëse probabiliteti është 1 prej 2700.

Kurrë s’ka pasur goditje të ndonjë asteroidi të kësaj madhësie në historinë njerëzore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: