Kërkuesit kanë zbuluar një gjurmë të fosilizuar dinozauri që është rreth 200 milion vjeçare gjatë një ekspedite në Antarktidë.

“Zbulimi ishte një gjurmë në formën e dorës së një kafshe nga grupi i arkozaurëve”, tha të mërkurën Instituti Federal i Gjermanisë për Gjeoshkencat dhe Burimet Natyrore (BGR) në qytetin verior të Hanoverit.

Megjithatë, ende nuk dihet për çfarë lloji i dinozauri bëhet fjalë. Kërkuesit e zbuluan gjurmën në janar të vitit 2016 në Heliuell Hills në veri të Viktoria Lend, por gjetjet e tyre u botuan tani në revistën “Polar Research”.

“Kocka dinozaurësh janë zbuluar më parë në veri të Viktoria Lend”, tha kryesuesi i ekspeditës Andreas Laeufer, por në veri, as edhe një dhëmb nuk është gjetur akoma.
“Ishte një gjë që nuk e prisnim”, tha ai për këtë zbulim.

Për më tepër, shkencëtarët kanë gjetur mbetje të fosilizuara të pyjeve rreth 1700 kilometra nga Poli i Jugut. “Kjo tregon se Antarktida nuk ka qenë kontinenti i akullt që ne njohim sot, para 200 milion viteve”, theksoi Laeufer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb