Një vjedhje e ndodhur gjashtë muaj më parë në një shtëpi në afërsi të Breganzes në Itali ka çuar në arrestimin e një të dyshuari, falë punës së imtësishme hetimore të policisë. Karabinierët e stacionit lokal, gjatë një kontrolli kanë konstatuar disa njolla gjaku pranë derës së shtëpisë.
Këto gjurmë gjaku, të analizuara më pas me ndihmën e Departamentit të Hetimeve Shkencore të Parmës, lejuan nxjerrjen e ADN-së së personit përgjegjës.
Nga hetimet rezultoi se ADN-ja përputhej me një shtetas shqiptar 32-vjeçar, tashmë i njohur për krime të ngjashme. Për pasojë, i dyshuari është referuar në Prokurorinë e Vicenzës, e cila ka marrë masën e kujdestarisë në burg. Burri u gjurmua nga Karabinierët dhe u dërgua në burgun e Vicenzës.
(Balkanweb)