Një ngjarje e rëndë e pa raportuar ka ndodhur në Ksamil. “BalkanWeb” mëson se një burrë 40-vjeçar është arrestuar më 10 janar pasi ka përdhunuar 2 vjet rresht vajzën e gruas së tij, vetëm 14-vjeç.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të gjykatës, e cila ka dhënë masën “arrest me burg” për këtë shtetas, ndërsa detajet e rrëfyera nga vajza dhe e ëma janë tronditëse.

Burri fillimisht nuk e pranon faktin, por në një ballafaqim me të miturën thotë se ka ndodhur vetëm dy herë dhe se ai ka qënë i pavetëdijshëm dhe vajza i është dukur si gruaja e tij. Po ashtu ai i përgjërohet gruas të mos e lëjë pasi do helmohej.

PJESË  NGA DOSJA
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Sarandë me shkresen nr. 20 prot. date 11.01.2021 ka regjistruar në 11.01.2021 procedimin penal nr. 5 të vitit 2021 për veprën penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur”te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal në ngarkim të personit në hetim.

Ne daten 4.01.2021 eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise Sarande shtetasja x e bija e lindur ne Sarande dhe banuese ne Ksamil, Sarande. E mitura e shoqëruar nga e ëma, shtetasja X ka kallëzuar se është dhunuar seksualisht nga njerku i saj shtetasi…Me konkretisht kallezuesja e mitur në prezencën e psikologes, në prezencën e kordinatores së të miturve pranë prokurorisë Sarandë, në prezencën e avokates ka parashtruar rrethanat si me poshte:

Prindërit e saj quhen … por janë divorcuar në kohën që kallëzuesja ka qenë rreth dy vjeçe. E ëma më pas është martuar me shtetasin X me të cilin ka dhe një djalë të moshës 9 vjeç dhe jetojnë të katërt në Ksamil. E mitura deklaron se me njerkun e saj ka pasur marrëdhënie të mira gjatë kohës që kanë jetuar në Greqi. Kur kanë ardhur për të jetuar në Shqipëri sjellja e tij ka ndryshuar. Ai ka filluar që ta ngacmojë seksualisht derisa ka arritur në pikën që ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me të.

Pasi ka kallëzuar, e mitura është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale mamaja dhe tezja e saj. E ëma e të miturës, shtetasja X ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni rreth ngjarjes dhe është shokuar në momentin që e ka mësuar prej vajzës së saj. Ajo pohon se e ka njohur bashkëshortin aktual kur ka qenë në moshën 15 vjeçare dhe ka qenë e dashuruar me të gjatë gjithë kohës edhe pasi është martuar me shtetasin Y, babain e kallëzueses. Ky i fundit i ka kërkuar divorcin pasi kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës së tyre, por deklaruesja sqaron se Y është babai biologjik i vajzës. Në kohën që u nda nga shtetasi X i kallëzuari i ka premtuar se do e rrisnin vajzën e saj si të ishte e tyre dhe ajo është martuar me të dhe më pas kanë lindur dhe një djalë. Në këto kushte jetonin të katërt në një shtëpi.

Deklaruesja pohon se ka pasur raste që bashkeshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, pasi nuk kishte marrëdhenie të mira me familjen e saj për shkak të një dënimi që bashkëshorti kishte marrë së bashku me babanë e saj. Pasi ka marrë vesh nga vajza e saj në lidhje me faktin e abuzimit nga ana e bashkëshortit deklaruesja pohon se e ka pyetur këtë të fundit. Ai nuk e ka pranuar fillimisht se ka kryer marrëdhenie seksuale me vajzën, por ka kërkuar ballafaqim. Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte sekualisht me të duke kryer marrëdhenie seksuale, deklaruesja pohon se përgjigjja e bashkëshortit të saj ishte se ka ndodhur dy herë, por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Deklaruesja pohon se ka qenë e shokuar dhe i ka kërkuar të largohet përfundimisht nga jetët e tyre. Ai ka thënë se do të vrasë veten dhe më pas është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej. Pas kësaj, deklaruesja ka shoqëruar vajzën për të bërë kallëzim në polici.

Lidhur me sa më sipër, policia gjyqesore ka perpiluar vendimin per kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor, me qellim per te percaktuar nese tek shtetasja X kishte shenja te deflorimit seksual, nese ka arritur pjekurine seksuale, etj. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se tek vajza
– Nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme trupore;
– Është e defloruar e vjetër;
– Ka arritur pjekurinë seksuale.

Pasi jane siguruar te dhenat e mesiperme, Policia Gjyqesore ka bere ndalimin e shtetasit X si te dyshuar per vepren penale te “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Prokurorja argumenton se për sa më lart konstatohet se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se në rastin konkret janë konsumuar elementë të veprës penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Në vlerësimin praprak të rrethanave të faktit penal të ndodhur teksa i kanë rezultuar dyshime për ekzistencën e veprës penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal bazuar në këto dyshime më datë 10.01.2021 ora 01.00, oficeri i policisë gjyqësore ka kryer ndalimin me iniciative te shtetasit X.

Referuar parashikimeve ligjore të mësipërme, organi i akuzës vlerëson se duhet të bashkekzistojnë disa premisa faktike dhe ligjore në mënyrë që ndalimi si veprim procedural me iniciativë të policisë gjyqësore të jetë legjitim, kushtetues dhe në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Pas shqyrtimit te materialit referues, vleresohet se ndalimi i kryer nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore plotëson kërkesat e nenit 253 te Kodit te Procedures Penale për shkak të llojit të veprës penale për të cilën dyshohet të ketë kryer shtetasi në fjalë si dhe masës së dënimit të parashikuar nga Kodi për këtë vepër penale. Kështu, vepra penale për të cilën dyshohet se ka kryer ky shtetas bazuar në nenin 100/2 të K.Penal parashikon dënim me burgim jo më pak se 25 vjet, qe plotëson kushtin e përcaktuar nga neni 253 të K.Pr.Penale për lejimin e ndalimin dhe për krime të kryera që parashikojnë dënimin me burgim jo me te ulet ne maksimum se katër vjet.

Nga sa u parashtrua më sipër, i kerkohet Gjykatës të vleresojë të ligjshëm ndalimin e shtetasit X si të dyshuar për veprën penale të “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, prokurorja, për shkak të dyshimeve të arsyeshme bazuar në prova si dhe për shkak të nevojave të sigurimit që kanë lindur vlerëson se ndaj shtetasit të ndaluar duhet të caktohet masë sigurimi personal e karakterit shtrëngues. Ndaj, perveç kërkesës së vleftësimit si të ligjshëm të arrestimit në flagrance në bazë të nenit 238 te Kodit të Procedurës Penale i kërkon Gjykatës të caktojë një masë të sigurimit personal ndaj të arrestuarit X konkretisht masën “Arresti me burg”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb