ELBASAN- Një bazë prostitucioni është zbuluar në Elbasan, ndërsa 4 persona janë vënë në pranga dhe për 7 të tjerë ka nisur procedimi penal.

Operacioni i koduar i policisë “Markata” është realizuar gjatë natës, ndërsa është vënë në pranga 56-vjecarja Teuta Paja, e cila kishte kthyer në bazë prostitucioni banesën e saj në lagjen “Luigj Gurakuqi” dhe një lokal që dispononte. Në pranga janë vënë edhe Shaban Daiu, 52 vjeç, Mehmet Çeço, 62 vjeç dhe Aleks Duda, 61 vjeç të cilët u kapën në flagrancë në banesën e Pajës. Policia ka nisur procedimin penal të gjendje të lirë ndaj 7 personave, klientë të 56-vjeçares dhe të tjera vajzave që ajo kishte përfshirë në rrjetin e saj.

Procedimi penal ka nisur ndaj N.D., 78 vjeç; Q.P., 53 vjeç; E.T., 50 vjeç; A.Gj., 45 vjeç; Rr.Gj., 56 vjeç; Z.B., 56 vjeç dhe B.U., 54 vjeç. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e prostitucionit, një aktivitet që ushtrohej në një zonë të populluar.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: