Në trup ekziston një organ i ri ndijor që kap dhimbjen, si ato të pickimit të insekteve apo të përplasjeve që shkaktojnë trauma. Ky organ gjendet në lëkurë dhe përbëhet nga qeliza gliale me shumë degëzime të gjata që krijojnë një strukturë në formë rrjete pikërisht brenda vetëm lëkurës.

Studimi, i realizuar nga “Instituti Karolinska” është publikuar në revistën “Science” dhe thekson se si ky organ ndijor është i lidhur me nervat e ndejshëm ndaj dhimbjes që ndodhen në lëkurë dhe se si aktivizimi i tij shkakton impulse elektrike në sistemin nervor që shkaktojnë reflekset dhe ndjesinë e dhimbjes.

Qelizat që e përbëjnë janë shumë të ndjeshme ndaj stimujve mekanikë dhe kjo shpjegon përse është në qendër të kapjes së pickimeve të dhimbshme dhe të goditjeve. Gjatë zhvillimit të eksperimenteve shkencëtarët kanë arritur ta bllokojnë dhe vunë re një reduktim të ndjeshëm të aftësisë për të kuptuar dhimbjen mekanike.

Ky zbulim ndryshon të kuptuarin tonë të mekanizmave qelizore të ndjesisë fizike dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm në kuptimin e dhimbjeve kronike. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: