Astronomët dhe eksploruesit e hapësirës kanë gjetur një shpellë në Hënë në të paktën 100 metra thellësi që mund të jetë e përshtatshme për krijimin e një vendbanimi hënor.

Planet për kolonizimin e Hënës janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive dhe shpella është e nevojshme për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi, temperaturat dhe stuhitë hapësinore.

Mendohet se brenda njëzet deri në tridhjetë vjet njerëzit mund të jetojnë në gropa hënore, të paktën sipas Helen Sharman, astronautes së parë britanike në hapësirë.

Shpella, e krijuar disa miliona apo edhe miliarda vjet më parë për shkak të llavës që rrjedh, u zbulua me radar hapësinor nga dy inxhinierë të Universitetit të Trentos, Itali, Lorenzo Bruzzone dhe Leonardo Carrer.

Për momentin, eksplorimet në shpellë nuk kanë përfunduar megjithatë, përmes radarëve, kamerave apo edhe robotëve, shkencëtarët dhe studiuesit planifikojnë të bëjnë një hartë për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: