ÇEKI- Një bandë grabitësish prej 9 vetash, përfshirë këtu edhe shqiptarë, kanë pasur qëllim grabitjen e vilës së ministrit të Financave të Çekisë, Andrej Babis, dhe rrëmbimin e djalit të tij, njoftojnë mediat çeke. Sipas tyre bëhet fjalë për një vit më parë, por plani i bandës është publikuar kohët e fundit.

“Prague Daily Monitor”, shkruan se banda është arrestuar në vitin 2014, e tashmë pritet të dalin para drejtësisë.

Grupi në fjalë u zbulua pasi mes tyre u infiltrua një detektiv i policisë çeke, i cili zbuloi planin dhe parandaloi ngjarjen tronditëse. Anëtarët e bandës ishin koordinuar me një shtetas çek, i cili konsiderohet bashkëpunëtor në grabitje.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb