NGA AURENC BEBJA


Francesco Tajani, në veprën e tij “Le Istorie Albanesi”, botuar në Salerno në 1886, ka përkthyer nga latinishtja në italisht, në faqen numër 124, poezinë e Paolo Giovio-s për Gjergj Kastriotin, të cilën e gjejmë në faqen numër 147 të veprës me titull “Elogia virorum bellica virtute illustrium”, botuar në 1575 nga Pietro Perna.
DSGSG
Aurenc Bebja ka përshtatur këtë poezi në shqip dhe e ka sjellë për lexuesin.
GSG
Gjergj, brenda varrit tënd mbyllet
Rrënimi i turqve dhe mbrojtja e Epirit;
Kockat e tua pa kundërshtim,
Në shumë vende u shpërndanë dhe përhapën.


Pjesët e trupit që duhet të qëndronin të mbyllura,
Për të mos u ndjerë më të fyera nga armiku,
Ashtu nga emri yt u lind lavdia e zjarrtë,
Sa në një mijë pjesë u thyen dhe shkëmbyen.


Sepse duke u larguar nga kjo botë,
Trupi yt u copëtua nga armiqtë e tu,
sikur për tu ndjerë të rëndësishëm.

Dhe virtyti për t’u dhënë jetë të tjerëve,
vjen nga ti, ashtu i njëjti,
të dha famë dhe nder.

Giovio – Jeta e njerëzve të shquar
DSGSSA
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/poezia-e-paolo-giovio-s-per-gjergj-kastriotin-ne-vepren-elogia-virorum-bellica-virtute-illustrium/

(BalkanWeb)