Sergio Conceicao vendosi të pranojë ofertën e Milanit, me trajnerin që në një intervistë kishte deklaruar që kishte patur propozim edhe nga një kombëtare e madhe.

Sipas raportimeve të gazetës belge, Sudinfo.be, kombëtarja që e ka kërkuar Conceicaon është pikërisht Belgjika. Gjithsesi, tekniku kishte refuzuar, pasi dëshironte që të drejtonte një skuadër.

Kujtojmë që Conceicao ka kontratë me Milanin për dy vite e gjysmë, teksa do ketë me vete edhe stafin e tij.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb