Frank Ribery po jeton një rini të dytë në aspektin sportiv. Transferimi në Serie A te Fiorentina ishte zgjedhja e duhur për mesfushorin francez, që është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Vincenzo Montella. Në një kohë që skuadra nga Firenze dhe tifozët e saj shijojnë klasin e ish-futbollistit të Bayern Munich, te Milan duhet të jetojnë me një “peng” të madh.

Gattuso Ribery 1
Gattuso Ribery 1

Kjo pasi mediat përtej Adriatikut zbulojnë një prapaskenë të rëndësishme që daton në fund të sezonit të shkuar kur u vendos edhe largimi i Genaro Gattuso. Në atë kohë në pankinën e Milanit, tekniku i kishte kërkuar klubit transferimin e Ribery, që sapo ishte kthyer në një lojtar me parametra zero pasi mbylli kontratën me Bayern Munich. Bashkë me francezin, në listën e blerjeve të trajnerit milanist ishin edhe dy futbollistë të tjerë me eksperiencë.

Urn Newsml Dpa Com 20090101 190929 99 89920
Urn Newsml Dpa Com 20090101 190929 99 89920

Por kjo kërkesë nuk u pranua nga klubi kuqezi, që vendosi të ndiqte një tjetër stradeji, duke I besuar lojtarëve të rinj në moshë. Ky refuzim bindi Gattuso se kishte ardhur momenti të largohej nga Milani. Vazhdimi dihet. Skuadra kuqezi ka zhgënjyer plotësisht në këtë sezon, duke ndryshuar sërish trajnerin pas vetëm shtatë javëve të para të kampionatit. Por mund të kishte ndodhur ndryshe, nëse klubi do të kishte dëgjuar Gatusso…
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: