Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, por kësaj radhe projekti i saj i ri nuk ka aspak lidhje me muzikën, por me dashurinë e saj të vjetër – aktrimin.

Kjo nuk është hera e parë që Aurela eksperimenton me aktrimin, edhe pse kur dëgjojmë emrin e saj të gjithëve na vijnë në mendje këngët e saj, vokali i fuqishëm dhe energjia e pashtreshme në skenë.

Mirëpo, për ata që nuk e dinë, Aurela është diplomuar si aktore në Akademinë e Arteve. Dhe së shpejti ajo do të interpretojë në një film të ri komedi, në rol protagonist.

Bëhet fjalë për komedinë e titulluar “Luli & Goni Lemes”, me skenar të Klaudia Brahimajt dhe regji të Bjordi Mezinit. Dyshja me siguri ju tingëllon e dëgjuar, pasi është i njëjti ekip i serialit H.O.T, që kësaj radhe është gati të sjellë një tjetër projekt kinematografik me një ekip të jashtëzakonshëm aktorësh.

Më shumë nga të gjithë, ne mezi presim të shikojmë Aurelën në rolin e saj dhe jemi të sigurt që batutat nuk do të mungojnë.

Vetë Aurela ka publikuar pak ditë më parë një video me momente të shkëputura nga programi i ndërrimit të viteve 1996-1997, në RTSH, ku ajo interpreton si një aktore profesioniste që është.

Ne dimë të themi vetëm se mezi presim të shohim Aurelën ta shpalosë sërish këtë talent tjetër të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: