Biznesmeni Elton Iliriani ka ndarë detaje të reja nga jeta personale e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, duke zbuluar edhe arsyet e divorcit të saj me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Ai ka lexuar një deklaratë të gjatë të Nolfe, ku ky i fundit ka shpjeguar shkaqet e ndarjes dhe vendimin e gjykatës për kujdestarinë e djalit të tyre, Luke.

Në deklaratën e tij, Nolfe thekson se fillimisht nuk kishte kërkuar kujdestarinë e djalit, duke kërkuar vetëm të drejtën për ta takuar dy herë në javë. Ai gjithashtu pranoi që për një periudhë të gjatë, nga viti 2007 deri në 2018, kishte paguar qiranë e shtëpisë ku jetonte Simaku, si një kontribut për mirëqenien e saj dhe të djalit.

Megjithatë, sipas Nolfe, situata ndryshoi pas dy vitesh, kur sjellja e Simakut ndaj djalit u përkeqësua. Ai pretendon se ajo kishte filluar ta izolonte djalin, duke e larguar jo vetëm nga ai si baba, por edhe nga jeta sociale dhe shkolla. Për më tepër, Nolfe akuzon se Simaku refuzonte ta dërgonte djalin për kontrolle mjekësore, gjë që e detyroi të kërkonte zgjidhje ligjore.

Në përfundim të procesit gjyqësor, gjykata vendosi që kujdestaria e Luke t’i kalonte Robert Nolfe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb