DURRES-DRKK Durrës ka njoftuar së fundmi se gjatë punimeve që po kryhen për rehabilitimin e sheshit “Liria” në kuadër të një projekti të hartuar nga Bashkia Durrës, është zbuluar një pus me thellësi të konsiderueshme.
Duke qënë se projekti i rehabilitimit të sheshit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës bën me dije se ka sinjalizuar dhe njoftuar menjëherë edhe ASHA-n si dhe Ministrinë e Kulturës në lidhje me zbulimin e posit të vjetër.Vendodhja e pusit në raport me godinën e Bashkisë është rreth 14 metra distance dhe diametri i grykës së tij është 80 cm.
Nga ana e specialistëve është vërejtur se pusi është ndërtuar me materiale të ndryshme si, guri, tulla, qeramike të ngjashme me materialet e zbuluara në zonën përreth.DRKK Durrës bën me dije se Bashkia është duke përgatitur një projekt për të bërë të mundur ekspozimin e pusit, projekt i cili do kalojë për miratim në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve në Ministrinë e Kulturës.
(a.n/ata/BalkanWeb)