DURRËS
200 pako me 140 kg kokainë në total dyshohet se janë gjetur në kointeinerin e bllokuar me banane në Durrës, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Konteineri vinte nga Ekuadori dhe ishte nisur 24 ditë më parë, ndërkohë operacioni në Shqipëri është zhvilluar shumë shpejt.
Pakot ishin fshehur në një pjesë të modifikuar në tavanin e konteinerit që është sharruar. Po ashtu zbulohet se ngarkesa destinacion kishte Kombinatin, saktësisht firmën ”Massabi Fruit”, pasi dhe konteineri ishte i ngarkuar me banane.
Ndërkohë zbulohet se konteineri kaloi fillimisht në skaner e më pas në kontroll fizik, teksa SPAK ka nën përgjim prej kohësh persona të ndryshëm e pronarë kompanish që mund të kenë lidhje me rrjetin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.
(BalkanWeb)