Fenomeni spektakolar “si një top zjarri” është vërejtur në qiell të dielën në disa pjesë të vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe në Kosovë.

Dhe sipas fizikanit Claudiu Tănăselia, objekti nuk ishte një meteorit, por një mbetje orbitale nga një satelit Starlink, shkruan portali Spotmedia.ro.

“Sipas të dhënave të ofruara nga Space Track (Tracking and Impact Prediction), objekti i parë sonte mbi Rumani ishte një satelit jofunksional Starlink, i cili rihyri në atmosferë i pakontrolluar (Starlink-1196, NORAD ID 45103, lëshuar më 29 janar, 2020)”, ka shkruar ai në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: