BRITANI E MADHE

Zbulohet shkaku i vdekjes së këngëtarit, Keith Flint. Ylli i Prodigy sipas ekspertizës së policisë britanike, e cila citon burimet mjeko ligjore ka varur veten.

Kënëgëtari 49-vjeçar u gjet i pa jetë më 4 mars në rezidencën e tij në Essex, në jug të Britanisë së Madhe. Flint, i lindur në Braintree, mori famë me grupin elektronik në vitet 1990. Grupi, që do zhvillonte turneun në SHBA në maj, publikoi albumin e fundit në nëntor.

Flint ka qenë shpirti i grupit, ‘Prodigy’ i cili u formua në vitin 1990. Të shtatë albumet e grupit të famshëm kanë arritur të jenë në vend të parë në Mbretërinë e Bashkuar. “No Tourist” ishte i fundit që u lançua në 2018-n. Keith Flint ka performuar disa nga hitet më të njohura të Prodigy, “Firestarter” dhe “Breathe”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb