Dy personat u arrestuan nga “Mossos d’Esquadra” në Tàrrega të Spanjës si përgjegjës për një plantacion marijuane.

Bëhet fjalë për dy meshkuj me kombësi shqiptare dhe hetuesit dyshojnë se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të kultivimit dhe trafikimit të marijuanës.

Ata u arrestuan gjatë një bastisjeje në një magazinë në rrugën Levante, në pronën industriale Riambau në kryeqytetin Urgell. Policia sekuestroi dhjetëra bimë dhe rreth 100 kilogramë sytha.

Teknikët e Endesa zbuluan një mashtrim prej 508,287 kËh energji elektrike, ekuivalente me energjinë e konsumuar nga 145 shtëpi, sipas kompanisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb