ZVICËR

Rezervat më të mëdha të arit dhe valutave të huaja në Evropë janë në Zvicër.  Kjo konfirmohet nga burimi i referencës “World Factbook”, i cili vepron në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të SHBA.

Në hartën, e cila u publikua nga World Factbook tregohen  rezervat valutore dhe arit në të gjitha vendet evropiane, të cilat janë në dispozicion të autoritetit qendror monetar për t’u përdorur në përmbushjen e nevojave të bilancit të pagesave.

Sipas kësaj harte, rezervat e arit dhe të këmbimit valutor në Zvicër arrijnë në 679.3 miliardë dollarë. Në vendin e dytë është Rusia me ar dhe rezerva valutore në shumën prej 418.5 miliardë dollarë dhe në të tretën është Gjermania me rezerva valutore dhe ari me vlerë 185.3 miliardë dollarë, shkruan Albinfo.ch.

Rezervat e arit dhe valutave të huaja me vlerë dyqind miliardë dollarë kanë Republika Çeke, Franca, Italia, Britania e Madhe, Polonia dhe Turqia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: