Në vitin 1831, një vullkan i madh shpërtheu aq fuqishëm sa arriti të ftohë klimën e tokës. Një ekip studiuesish ka ndihmuar në zgjidhjen e misterit të një shpërthimi vullkanik që shkaktoi uri dhe shkatërrimin e të korrave në mbarë botën rreth 200 vjet më parë.
Shkencëtarët nga Universiteti St.Andrews thonë se kanë zbuluar pikërisht vullkanin që shpërtheu në 1831 duke çuar në ftohje globale prej 1 gradë celcius.
Shkencëtarët zbuluan se ishte vullkani Zavaritskii në ishullin e largët dhe të pabanuar të Simushir i cili është pjesë e ishujve Kuril – një territor i diskutueshëm midis Rusisë dhe Japonisë. Aktualisht i kontrolluar nga Rusia, ishulli shërben si një post ushtarak strategjik.
Gjatë luftës së ftohtë, sovjetikët përdorën Simushir si një bazë sekrete nëndetëse bërthamore, duke ankoruar anijet në një krater vullkanik të përmbytur.
Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se shpërthimi i vullkanit ndodhi diku gjatë pranverës ose verës. Shkëncetarët më parë nuk ishin të sigurt se cili vullkan kishte shpërthyer duke debatuar në komunitetin shkencor për shumë vite.
Megjithatë, hulumtimi i ri, i udhëhequr nga Dr. Will Dr Hutchison nga Shkolla e Tokës dhe Shkencave Mjedisore, zbulon se si ekipi analizoi të dhënat e bërthamës së akullit nga ngjarja, duke gjetur një përputhje të përsosur të raporteve të hirit.
Hulumtimi, i botuar të hënën në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, i lejoi shkencëtarët të përcaktojnë saktësisht datën pas përputhjes së depozitave të bërthamës së akullit me vullkanin Zavaritskii.
Po ashtu, ekipi njoftoi se Ishujt Kuril janë pak të studiuar, por shumë vullkanikë.
(BalkanWeb)