John Twaddle ishte duke pritur prej 40 vitesh tashmë për të gjetur se kush e ka vrarë vëllanë e tij dhe dy miqtë që e shoqëronin atë.

Ai mori një telefonatë të premten, ku njeriu nga ana tjetër e telefonit i tha se kishin arrestuar personin që ka kryer vrasjen e vëllait të tij Gordon Twaddle, 21 vjeç në atë kohë, si dhe ka ekzekutuar edhe Timothy Thomson, 31 vjeç dhe Karen Edwards, 23 vjeçe.

  • foto galeri

Bruce John Preston 63 vjeç oficer burgu nga Goulburn, New South Wales akuzohet për 3 vrasje. Pasi ka kryer vrasjet, dyshohet se ai ka fshehur trupat afër malit Isa, Queensland.

John Twaddle u shpreh për mediat amerikane se “drejtësia për vëllanë ishte e vonuar”, por shtoi se “më mirë vonë se kurrë”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: