Muajin e kaluar 10 aplikacione më të shkarkuara Android kishte një statistikë të përbashkët prej 306 milion shkarkimesh sipas Priori Data.

Në krye të listës ishte WhatsApp me 73.45 milion shkarkime ndjekur afër nga Messenger me 63.10 milion shkarkime dhe në vendin e tretë një tjetër aplikacion i Facebook, Instagram me 37.85 milion shkarkime.

Edhe këtë herë lista dominohet nga aplikacionet e rrjetit social dhe në pronësi të tij duke zënë 5 nga 10 vende.

Konkretisht WhatsApp, Messenger, Instagram, Facebook dhe Facebook Lite janë shkarkuar 225.12 milion herë.

Rivali i Facebook, Snapchat është shkarkuar vetëm 17.12 milion herë. Surprizë në këtë listë ishte vendi i pestë, Wish, një aplikacion e-commerce me 25.79 milion shkarkime.

Në listë ishin edhe Spotify me 12.28 milion shkarkime dhe loja e mirënjohur Subway Surfers me 13.51 milion shkarkime, njofton PCWorld.
chartoftheday_8553_the_global_top_10_android_apps_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: