Irfan Gjeci, herbalist, njohës i mirë i bimëve mjekësore, i ftuar në “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, ka folur mbi trajtimin e osteoporozës pa ilaçe.
Ai u ndal tek rastet e thyerjes së kockave për shkak të hollimit të tyre, duke propozuar përdorimin e një bime që gjendet lehtë në vendin tonë. Gjeci tha se bima e kufilmës ka vetinë të bëjë ngjitjen korrekte të kockave, referuar dhe dëshmive që vijnë që nga luftërat ilire, ku problemet me dëmtimet trajtoheshin me sukses me këtë bimë.
Më tej Gjeci i dha rëndësi përdorimit të çajërave të ndryshme për parandalimin e osteoporozës si dhe pasurimit të organizmit me minerale.
(BalkanWeb)