Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë pasi ndihmojnë filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për t’i larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit. Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektroliteve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.

Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat me kalimin e kohës, si dhe krijojnë shpesh herë gurë.
Kur gurët krijohen duhet të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze duke sjellë dështimin e veshkave.

Më poshtë është një recetë natyrale për të pastruar veshkat tuaja.
Përbërësit e nevojshëm:
– Një grusht majdanoz ose koriandër
– Ujë
Metoda e përgatitjes:
Prisni majdanozin ose koriandrin në copa të mëdha, vendosini në një tas dhe hidhni ujë sipër
Lëreni të ziejë për 10 minuta.
Pas zierjes, lëreni të ftohet.
Këtë përzierje vendoseni në frigorifer dhe pijeni atë të ftohtë një filxhan në ditë.
Përveç pirjes së kësaj përzierje, ju duhet të konsumoni shumë ujë gjatë gjithë ditës për të ruajtur funksionin e duhur të veshkat tuaja. Përveç majdanozit, edhe mollët, limoni dhe shalqiri janë të gjitha pastrues të mirë të veshkave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: